Vdekja e 40-vjeçares në Malishevë, Policia: Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 40-vjeçares në Malishevë. Sipas Policisë, ajo ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës, ku ka qenë duke banuar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsy në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.

“Rr. Skënderbeu, Malishevë 02.07.2021 ? 09:00.  Viktima femër  kosovare është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsy”, thuhet në raport.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit