Vdekjet në aksidentet me aeroplanë u rritën më 2020 pavarësisht pandemisë

Numri i njerëzve të vdekur si pasojë e aksidenteve me aeroplanë u rrit më 2020 në 299 në gjithë botën, pavarësisht rënies së numrit të fluturimeve si pasojë e pandemisë, ka bërë të ditur një kompani holandeze.

Në vitin 2020 ishin 40 aksidente me aeroplanë, pesë prej të cilave ishin fatale me 299 vdekje. Më 2019, numri i aksidenteve ishte dyfish më i lartë – 86 – e tetë prej tyre ishin fatale me 257 vdekje, ka thënë kompania që merret me të dhëna në aviacion “To70”.

Kompanitë e mëdha patën një aksident fatal në çdo 3.7 milionë fluturime.

Rritja e fataliteteve erdhi në një kohë kur fluturimet ranë për 42 për qind, në 24.4 milionë.

Shumica e vdekjeve ndodhën në janar kur një aeroplan ukrainas u qëllua në hapësirën ajrore të Iranit. Aty vdiqën 176 persona. incidenti i dytë më i rëndë ishte në maj kur një aeroplan pakistanez u përplas e ku mbetën të vdekur 98 persona.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit