Aktivitete të pakta në Prizren për Vitin e Ri shkaku i masave kufizuese

Festa e ndërrimit të moteve ka dalluar në krahasim me vitet e shkuara edhe në Prizren. Shkaku i masave kufizuese, shumica e qytetarëve vitin 2021 e kanë pritur në ambiente familjare. Të rinjtë për disa orë kanë gjetur strehë në shtëpizat e drurit, të vendosura në sheshin Shadërvan nga Komuna e Prizrenit. Ndërsa për hotelerinë dhe gastronominë, mbrëmja ka qenë e heshtur. Në sekondat e para të Vitit të Ri, qielli megjithatë është mbuluar me fishekzjarrë.

Në atmosferën e diktuar nga pandemia, qytetarët vitin e shkuar e kanë përshkruar si të rëndë dhe kanë uruar që viti 2021 të jetë më i mbarë.

“Po presim se do të vijë një vit më i mirë, me shpresën që ky virus të largohet sa më shpejt nga qytetarët tanë, nga popullata jonë”, thotë Jeton Jëlliqi.

“Shpresojmë që në 2021 kemi me pas një progres pozitiv në aspektin e pandemisë COVID-19 dhe kemi me tentu me i vazhdu aktivitetet rutinë si më herët” shprehet Sejnur Veshall.

“Ky vit nuk ka qenë i lehtë për asnjërin prej nesh, për secilin sektor besoj se nuk ka qenë i lehtë. Po shpresojmë në vitin 2021, me dëshirën që së pari të kemi shëndetin pastaj prosperitetin dhe të gjitha të mirat që mund të sjellë ky vit”, deklarohet Visar Haxhifazliu.

Policia rajonale e Prizrenit mbrëmjen festive e ka vlerësuar të qetë, pa incidente dhe pa raste të prishjes së qetësisë dhe rendit publik, përjashtuar një rast dëmtimi të një veture nga plumbi qorr në Komunën e Suharekës.

Ndërsa, drejtuesit e Spitalit të Prizrenit kanë theksuar se në Emergjencë ndihma mjekësore është ofruar në 3 raste të djegies me fishekzjarrë dhe në 2 raste të sulmit fizik./KOHA/

Më Shumë

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit