Vdes 23 vjeçari që vrau studenten në Tiranë

ldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Arjela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Pasi qëlloi me studenten e juridikut, Aldison Belulaj qëlloi edhe veten në një tentativë për t’u vrarë, por pas një jave në reanimacionin e Spitalit të Traumës 23-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë, shkruan tch.

Ndryshe, nga informacionet e deritashme, mësohet se ngjarja ka pas si motiv refuzimin që vajza i ka bërë 23-vjeçarit për të pasur një lidhje me të.

Grupi hetimor në vendngjarje kishte sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gëzhoja.

Më Shumë

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit