Vdes 40-vjeçarja nga Malisheva, bie nga shkallët e katit të 6-të

Një grua rreth 40-vjeç ka vdekur pasi është hedh nga shkallët e katit të gjashtë.

Gruaja dyshohet se ka qenë nën depresion psikik, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor në Prishtinë për obduksion.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Sot rreth orës 09:00 Rreth moshës 40, është hedh nga shkallët e katit të gjashtë. Dyshohet se ka qenë nën depresion psikik. Trupi i pajetë është dërguar ne IML-e Prishtinë, për obduksion”, tha Gjurkaj.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit