Vdes 82 vjeçari nga Malisheva, dyshohet se u qëllua me armë zjarri

Një 82-vjeçar nga Malisheva ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri në qytetin e Malishevës të martën.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e sotëm 24-orësh se pas plagëve të marra nga arma e zjarrit, 82-vjeçari ka ndërruar jetë pasi është transportuar në QKUK.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, rreth 82 vjeç, në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit