11.1 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Vdes aktori legjendar Hal Holbrook

Hal Holbrook ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare.

Aktori legjendar ishte i njohur për rolin e Mark Twain në “Mark Twain Tonight”, rol të cilin ai filloi të interpretojë për herë të parë në 1954. Jo vetëm që ai interpretoi në shfaqje, por ai gjithashtu e shkroi dhe e drejtoi shfaqjen.

Holbrook fitoi çmimin “Tony” për aktorin më të mirë për punën e tij në vitin 1966 dhe më vonë u kthye në Broadëay për të përsëritur rolin e tij në vitin 1977 dhe 2005. Ai u shfaq në shfaqje më shumë se 2,200 herë gjatë viteve.

Në karrierën e tij të filmit dhe televizionit, Holbrook fitoi katër çmime “Emmy” për role të ndryshme dhe ai u nominua për një Oskar në vitin 2008 për punën e tij në filmin “Into the Wild”. Në atë kohë, ai ishte aktori më i vjetër që është nominuar ndonjëherë për një Oskar.

Holbrook u martua tre herë. Ai u martua me aktoren Dixie Carter në vitin 1984 dhe ata mbetën të martuar deri në vdekjen e saj nga kanceri në 2010. / KultPlus.com

Më Shumë

Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vrau nënën e tij

  Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit. Dyshohet se në mesnatën e së martes, një burrë i moshë 30 vjeçare se e...

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026. Ai po merr pjesë në...

Lajmet e Fundit