Vdes asambleisti i PDK-së në Rahovec

Ka vdekur sot asambleisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Rahovecit, Astrit Thaçi.

Lajmin për vdekjen e Thaçit e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Me trazim shpirtëror e mësova lajmin për vdekjen e parakohshme të Astrit Thaçit, veprimtarit kontribut dhënës, këshilltarit të Kuvendit Komunal dhe afaristit të suksesshëm. Në këto momente pikëllimi e dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Thaçi, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Astritit” ka shkruar Latifi në postimin e tij në Facebook.

“Njëkohësisht, ngushëllime të sinqerta edhe degës së PDK-së në Rahovec për humbjen e këtij anëtari të përkushtuar e besnik. Kërkoj që të ndajmë së bashku këto momente dhimbjeje e pikëllimi dhe ta përcjellim së bashku Astritin në amshim, ashtu siç e meriton një familjar, shok, mik e bashkëpunëtor” ka përfunduar Latifi.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lajmet e Fundit