7.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Vdes Bud Spencer

Ka vdekur në moshën 86-vjeçare aktori komik italian, Carlo Pedersoli, i njohur nga e gjithë bota si Bud Spenser dhe nga shqiptarët si “polici këmbëmadh”.

Lajmin për vdekjen e tij e dha djali Giuseppe Pedersoli, i cili shkroi: “Babi fluturoi larg në mënyrë paqësore në orën 18:15. Ai nuk vuajti, na kishte ne të gjithë pranë dhe fjala e tij e fundit ishte, faleminderit”.

Bud Spencer ka lindur në Napoli më 31 tetor 1929. Për të gjithë ata që e njohin, ai ishte një burrë i madh, i fortë dhe që qëndronte gjithmonë në shoqërinë e shokut të tij Terence Hill, me të cilin ka realizuar pjesën më të madhe të filmave.

Aktori italian, i cili vdiq mbrëmjen e së hënës në një spital të Romës, ishte në fakt ylli i një karriere të gjatë dhe shumë popullore, në të cilën, kishte hapësirë për filmat komikë, ata triller (të drejtuara nga Dario Argento), madje edhe në dramën e Carlo Lizzani-t.

Shfaqja e tij e fundit në televizion ishte në vitin 2010, në emisionin “I delitti del cuoco”, të Channel 5. Ndërsa vitin e kaluar ai ishte në Napoli ku festoi marrjen e një medaljeje për karrierën e tij të gjatë, që ia dorëzoi kryebashkiaku De Magistris në pallatin San Giacomo në emër të qytetit.

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit