0.8 C
Prizren
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vdes filozofi Roger Scruton

Roger Scruton, filozofi i mirënjohur konservator, ka vdekur në moshën 75 vjeçare.

Britaniku ishte autor i më shumë se 50 librave mbi estetikën, moralitetin dhe politikën, njofton Klan Kosova.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e konsideroi “mendimtarin më madh modern konservator”, përderisa Ministri i Financave Sajid Javid tha se “ka dhënë kontribut unik në jetën publike”.

Deputeti konservator Daniel Hannan theksoi se Sër Roger Scruton ishte “konservatori më i madh i epokës sonë”:

“Vendi ynë e ka humbur një mendje vigane. Unë e kam humbur një mik të mrekullueshëm”.

Historiani Timothy Garton Ash u shpreh: “Scruton ishte njeri me intelekt, dije dhe humor të jashtëzakonshëm. Përkrahës i madh i disidentëve të Europës Qendrore, i llojit të mendimtarit provokues – ndonjëherë shokues – të cilin një shoqëri vërtet liberale do të duhet të ishte e lumtur ta kishte për ta sfiduar”.

I lindur në shkurt të vitit 1944, Sër Roger studioi në Cambridge.

Rrëfente se vendimin për t’u bërë konservator e kishte marrë kur e kishte vizituar Parisin, gjatë protestave studentore të vitit 1968, pasi i kishte takuar “turmat e çakorduara të huliganëve të vetëkënaqur të klasës së mesme” që flisnin “budallallëqe marksiste”.

“Atëherë e kuptova se më shumë doja t’i ruaja sesa t’i shembja gjërat”.

Në vitin 1971 filloi të ligjëronte në kolegjin Birkbeck në Londër, mirëpo konsideronte se karriera e tij po stagnonte për shkak të “establishmentit të majtë”.

Tre vjet më vonë u bë njëri ndër themeluesit e Grupit të Filozofisë Konservatore, i cili synonte ta ofronte bazën intelektuale për rikthimin në pushtet të Partisë Konservatore. Anëtare e grupit ishte edhe liderja e sapozgjedhur e partisë, Margaret Thatcher.

Në vitin 1982, Sër Roger e themeloi revistën konservatore Salisbury Review.

Në këtë periudhë filloi t’i vizitonte disidentët në Çekosllovakinë komuniste, duke kontrabanduar libra dhe të holla, duke mbajtur ligjërata për temat e ndaluara dhe duke i përkrahur artistët e ndaluar. Në vitin 1985 u arrestua në Brno, pastaj u dëbua nga shteti.

Pas rënies së komunizmit, Vaclav Havel, ish disidenti që u bë president, ia ndau “Medaljen për Merita”.

Gjatë viteve të 1990-ta bleu një fermë në Wiltshire – të cilën e quajti Scrutopia – ku e ushtronte hobin e tij, gjahun e dhelprave, për ç’gjë e shkroi edhe një libër (“On Hunting” – “Mbi gjuetinë”).

Në vitin 2009 e realizoi një dokumentar të jashtëzakonshëm për BBC-në, “Why Beauty Matters” (“Pse ka rëndësi e bukura”), në të cilin argumentonte se shoqëritë moderne janë duke e rrezikuar veten për shkak të mosvlerësimit të së bukurës.

Kryeministri djathtist hungarez, Victor Orban, në dhjetorin e kaluar e dekoroi me “Urdhrin e Meritave”, duke e konsideruar si “aleat të flaktë të antikomunizmit në Europën Qendrore dhe Europën Lindore”.

Disa vepra të tij janë botuar edhe në shqip.

 

 

Më Shumë

Albin Kurti publikon video duke kënduar “Mora fjalë” me Shkurte Fejzën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për këngëtaren e njohur shqiptare Shkurte Fejza në një mënyrë unike, duke...

Drita Qenaj, kandidate e PDK-së në Has për deputete në zgjedhjet parlamentare

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Has, ka zyrtarizuar kandidaturën e Drita Qenajt për deputete në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, përcjell...

Lajmet e Fundit