3.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Vdes Frank Sinatra Jr

Frank Sinatra Jr, i biri i legjendës së muzikës, i cili kishte një karrierë të gjatë muzikore, u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 72 vjeçare.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga menaxheri i tij, Andrea Kauffman.

Ai tha se Sinatra ndërroi jetë në një spital, në Daytona Beach, Florida, ku do të mbante një koncert.

Nancy Sinatra shkroi në profilin e saj të Facebook-ut pak më vonë se vëllai i saj ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Frank Sinatra Jr ndoqi rrugën e të atit në muzikë, ndërsa më vonë u bë edhe dirigjent. Ai u rrëmbye nga anëtarë të një bande kur ai ishte 19 vjeç në një kazino në Lake Tahoe. Babai i tij, Frank Sinatra, pagoi 240,000 dollarë për lirimin e djalit të tij, por shuma e parave iu kthye pas arrestimit të autorëve. /CNN/

Më Shumë

Vdes Shemi i grupit Ilirët

Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si “Shemi”, vokalisti i grupit “Ilirët”, ka ndërruar jetë papritur. Sipas raportimeve, ai është gjetur pa shenja jete...

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Lajmet e Fundit