CIA injoroi forcimin e ISIS-it kur kishte 20 anëtarë

Kreu i spiunëve të specializuar në një organizatë të quajtur Ushtria e sirianëve të Lirë, në një intervistë ekskluzive për “Le Monde”, ka treguar se agjentët e tij kishin mbledhur informacione të sakta rreth ISIS-it që në fillesat e organizatës.

Sipas tij CIA i ka injoruar të dhënat që mund të kishin ndihmuar në zhdukjen e terroristëve që në shfaqjen e tyre.

Ai tha se kishte dërguar tek kontaktet e tij në CIA për dy vjet rresht “raporte të hollësishme” mbi ISIS-in.

Inteligjenca dha një pasqyrë kritike për ISIS-in si një strukturë në Irak dhe Siri, që përfshinte koordinatat e GPS, harta, fotografi, numra telefoni dhe madje edhe adresat IP.

“Nga momenti që ISIS kishte 20 anëtarë deri kur kishte 20 mijë, ne kemi treguar gjithçka për amerikanët. Kur e pyetëm se çfarë kanë bërë me këtë informacion, ata gjithmonë kanë dhënë përgjigje të paqartë, duke thënë se ishte në duart e vendimmarrësve”, tha kreu i spiunëve. /javanews/

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit