Vdes ikona e televizionit, Shaban Arifaj

Lorik Arifaj gazetar i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar përmes profilit të tij në “Facebook” se sot në moshën 69 vjeçare ka vdekur babai i tij, Shaban Arifaj, i cili për vite me radhë ka qenë ikona e televizionit kosovar.

Postimi i plotë i Arifajt:

“Te dashur miq,

Me dhimbje te thelle, ju njoftojme se sot ne moshen 69 vjeçare ka nderruar jete baba jone Shaban Arifaj.

Per detajet rreth varrimit ju njoftojme nderkohe, pasi qe trupi ndodhet ne Shkup.

Ju jemi mirenjohes per mesazhet mbeshtetese qe na keni dhene gjate gjithe kohes.

Ne u munduam ne maksimum, por Zoti e deshi kete engjull prane.

Do te te duam baba jone deri sa te kemi fryme.

PUSHO NË PAQE”, ka shkruar Lorik Arifaj.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit