12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Vdes ish-mesfushori anglez

Ish-mesfushori i përfaqësueses angleze, Ray Wilkins ka ndërruar jetën në spitalin St.George të Tootinh në jug të Londrës, kishte pësuar një infarkt që e bëri atë të shembej në tokë duke përplasur kokën.Ray Wilkins po luftonte për jetën. Bashkëshortja e 61-vjeçarit, Jackie konfirmoi gjithçka teksa deklaroi për tabloidin “Daily Mirror” se gjendja e tij nuk ishte aspak e mire.

Ray Wilkins ka qenë pjesë e Chelsea dhe Manchester United përpara se të transferohej te Milani në vitin 1984 me Mark Hateley.

Wilkins qëndroi te kuqezinjtë për 3 sezone ku zhvilloi 105 ndeshje dukë shënuar 3 gola.Britaniku e mbylli karrierën e tij futbollistike me skuadrat e Paris Saint Germain, Queen Park Rangers, Crystal Palace e Leyton Oriente.Te përfaqësuesja angleze ai luajti 84 ndeshje dhe ka qenë kapiteni i saj.

Pas largimit nga futbolli i luajtur, Wilkins ka pasur rolin e asistentit të Vialit e më pas të Ancelottit tek skuadra e Chelseat.

Më Shumë

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Lajmet e Fundit