Vdes këngëtari Kenny Lynch

Këngëtari i njohur britanik, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.Këngëtari dhe shoumeni, Kenny Lynch ka vdekur në moshën 81-vjeçare, shkruan BBC.

Atë e kujtoi edhe Gary Lineker i cili e quajti “njeri të lezetshëm, qesharak dhe të talentuar”, ndërsa Boy George tha se ai ishte pjesë e madhe e jetës së tij në vitet e 70-ta.

Lynch pati dy hite në top-10 në vitet 1960, ndërsa shkroi këngë për disa artistë dhe mori pjesë në disa shfaqje televizive.Sipas familjes së tij, Lynch vdiq në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Lynch u lind më 1938 në Londër dhe ishte ndër të paktët këngëtarë të muzikës pop britanike, që bëri famë në fillim të viteve 1960.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit