Vdes këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin

Jane Birkin, këngëtarja dhe aktorja e njohur britanike, e cila ishte bërë ikonë e modës në Francë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Birkin ka vuajtur së fundi nga problemet shëndetësore, prandaj edhe i pati anuluar koncertet.

Shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur.

Birkin i ka prekur majat e suksesit, ndërkohë që ka kaluar nëpër një marrëdhënie turbulente me këngëtarin dhe tekstshkruesin Serge Gainsbourg.

Ajo është njohur për theksin e saj të veçantë francez. Shumëkush e ka përshkruar atë si vajzën ikonë të viteve të 70-ta.

Në vitin 1984, Hermes e ka dizajnuar një çantë me emrin e saj, dhe prej atëherë ajo konsiderohet simbol i kompanisë.

Reagimet për vdekjen e Birkinit kanë qenë të shpejta.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka quajtur Birkinin “artiste të kompletuar”, e cila siç ka thënë “ka kënduar fjalët më të bukura të gjuhës sonë”.

“E paimagjinueshme të jetojmë një botë pa dritën tënde në të”, ka thënë këngëtarja Etienne Daho, një prej mikeve të saj të ngushta.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne, e ka përshkruar atë si “ikonë të paharrueshme, me zë unik dhe sharm”, e cila “me muzikën dhe talentin e saj do të jetojë me gjenerata”.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit