9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Vdes një person në Prizren, u rrotullua me traktor në mal

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrotulluar me traktorin e tij në një vend malor.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

 

“Prizren, 16.09.2021-16:00.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Lajmet e Fundit