Vdes një ushtar i KFOR-it

KFOR-i ka njoftuar se ka ndërruar jetë një pjesëtarë i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO.

Përmes njoftimit për media, ata kanë bërë të ditur se vdekja e ushtarit nuk ka lidhje me luften.

Komunikata e plotë:

Me zemër të rëndë njoftojmë se dje në Prishtinë ka vdekur një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO. Vdekja nuk ishte e lidhur me luftën. Aktualisht po bëhet njoftimi i të afërmve.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është për familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për të gjithë kontingjentin rumun të dislokuar në Kosovë. NATO vajton humbjen e një ushtari dhe ne jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët e tij, marinarët dhe avionët vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatit të OKB-së.”- Deklaratë nga Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRi

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit