3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kurti për zgjedhjet në Serbi: Me ambasadorët e QUINT-it po përpiqemi të gjejmë zgjidhje për votimin e serbëve në Kosovë

Pas bisedës telefonike me këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kryeministri Albin Kurti, ka folur për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.

Kurti theksoi se bashkë me ambasadorët e QUINT-it po mundohen të gjejnë ndonjë zgjidhje e cila nuk shkel të drejtat por edhe nuk shkelet shtetësia dhe kushtetutshmëria e Kosovës.

“Konsiderojnë që në njërën anë nuk duhet që t’ua pamundësojnë serbëve në Kosovë ta kenë të drejtën e votës por në anën tjetër kushtetutshmëria dhe ligji në Kosovës neve na e obligon bazën e çfarëdo zgjidhje që do marrin në të ardhmen. Jemi në bisedime me ambasadorët e QUINT-it në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë”, tha ai.

Ndërkaq, autoritetet e Serbisë muajin e kaluar kanë thënë se në dialogun Kosovë-Serbi do të kërkojnë që të lejohet edhe votimi në territorin e Kosovës në zgjedhjet e Serbisë.

Kryeministri ka folur edhe për takimet në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se pas agresionit rus në Ukrainë, gjërat janë vështirësuar shumë.

Sipas tij, takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq varet nga ftesa e Brukselit.

“Besoj se situata është më e vështirë se dikur. Varet se kur na vije ftesa nga Brukseli por pas invazionit rus në Ukrainë ndërkohë që ne vendosem sanksione dhe shprehem gatishmërinë për pranimin e 20 gazetarëve dhe 5 mijë refugjatëve, ndërsa Serbia doli karshi Federatës Ruse takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa në vitin e kaluar […] Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajë të distancohen nga federata ruse dhe tu bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha ai.

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit