23.8 C
Prizren
E martë, 9 Gusht, 2022

Vdes njëri prej britanikëve të arrestuar në Donetsk, autoritetet pro-ruse fajësojnë Londrën

Shtetasi britanik Paul Urey, i cili luftoi në anën e forcave ukrainase, vdiq më 10 korrik në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DNR) si rezultat i sëmundjeve kronike, njoftoi Avokatja e Popullit të DNR-së, Daria Morozova.

“Organizatat ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit zyrtarë të Britanisë së Madhe (përfshirë Ministrinë e Jashtme, Ambasadën në Federatën Ruse dhe anëtarët e Parlamentit Britanik) janë informuar për arrestimin e Paul Ureyt. Gjithashtu, me kërkesën e tij, informacionet përkatëse u transferuan në mediat e huaja. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë reagim nga Mbretëria e Bashkuar”, tha Morozova.

Ajo shtoi se i burgosuri britanik ishte diagnostikuar tashmë me një sërë sëmundjesh kronike në ekzaminimin e parë mjekësor. Mes tyre janë diabeti, dëmtimi i sistemit të frymëmarrjes, veshkave dhe sëmundje të shumta të sistemit kardiovaskular.

Morozova deklaroi se britaniku ishte gjithashtu në depresion për shkak të mungesës së interesit të vendit të tij, raporton bbc.

“Përfaqësuesit britanikë injoruan edhe mundësinë e negocimit të kthimit të tij si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve. Përveç kësaj, ata nuk kanë siguruar furnizimet e nevojshme mjekësore përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Nga ana jonë, përveç seriozitetit të krimeve të supozuara, Paul Yurit i është ofruar edhe ndihma e duhur mjekësore. Megjithatë, duke pasur parasysh diagnozat dhe stresin, ai vdiq më 10 korrik”, theksoi Morozova.

Agjencia e lajmeve Donetsk raporton se luftëtari britanik u arrestua në muajin prill të këtij viti, kur ai u përpoq të depërtonte përmes një postblloku të forcave të DNR-së. Shtohet se ai drejtoi operacione luftarake, rekrutoi dhe stërviti mercenarë për forcat e armatosura të Ukrainës.

Para luftës në Ukrainë, ai dyshohet se ka marrë pjesë në konfliktet në Afganistan, Irak dhe Libi si ushtar profesionist.

Autoritetet gjyqësore të DNR dënuan me vdekje tre vullnetarë shtetas të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia patrullon në ‘Marash’ të Prizrenit, kap në flagrancë dy të rinj me narkotikë

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen...

Ronaldo dhe Maguire, lojtarët më të abuzuar në Ligën Premier

Dyshja e Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire, morën më shumë abuzime në Twitter nga të gjithë lojtarët në Ligën Premier sezonin e...

Lajmet e Fundit