Vdes personi që u aksidentua para disa ditëve në Prizren

Një person i cili është vetaksidentuar në Prizren më 28 korrik, ka vdekur sot pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com, zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot ka ndërruar jetë personi i cili është vetaksidentuar në Prizren më 28 korrik”, ka thënë Gashi për Kallxo.com

Viktima kishte pësuar aksident më 28 korrik në dalje të Prizrenit pasi kishte goditur mbrojtëset dhe hyrjen e një kompanie në Prizren.Atë ditë Policia e kishte konfirmuar se vozitësi i veturës kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte duke u trajtuar në QKUK.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit