8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vdes Rexhep Hoxha, autor i librave “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale, njofton Klan Kosova.

Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.

Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”

Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.

Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Lajmet e Fundit