7 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Vdes tragjikisht miliarderi evropian, Petr Kellner

Njeriu më i pasur në Evropë, miliarderi nga Republika Çeke, Petr Kellner, ka vdekur tragjikisht të shtunën pas një përplasje helikopteri në Alaskë, njoftoi grupi i tij financiar “PPF”.

Autoritetet amerikane njoftuan zyrtarisht se të paktën pesë persona u vranë dhe një u plagos kur helikopteri në të cilin ndodhej Kellner u rrëzua në Alaskë.

Administrata Federale e Aviacionit të ShBA-ve njoftoi se nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Në vitin 2018, fondi i investimeve që drejton Petr Kellner, ishte bërë pronar i të gjitha kompanive të telekomunikacionit “Telenor” në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Përfshirë edhe degën e kompanisë në Malin e Zi.

“PPF” hyri në biznesin e telekomunikacionit më 2013, duke blerë “Telekom 02” në Çeki dhe Sllovaki.

Fondi i investimeve me bazë në Amsterdam operon në të gjithë botën, dhe kompanitë në portofolin e tij punësojnë më shumë se 150,000 njerëz. Fondi operon në më shumë se 20 vende të botës, duke përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kinën, Indinë, Vietnamin, Indonezinë, si dhe rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në vitin 2019, u raportua se një kompani që është pjesë e “PPF”-së së Kellnerit, kishte shprehur interesim për privatizimin e Telekomit të Kosovës. Kompania “Rockaway Capital PFF”, pjesë e grupit investues të Kellnerit, raportohej të ketë qenë në mesin e kompanive të interesuara në privatizimin e Telekomit të Kosovës. /

Më Shumë

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit