11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Vdesë luftëtari i UÇK-së nga Opoja, Daut Rakipi

vdes-daut-rakipi-294x350Mëngjesin e së martës, në Austri ka ndërruar jetë, Daut Rakipi (43), nga fshati Bresanë e Dragashit. Sipas bashkëluftëtarëve të tij, i ndjeri ka pësuar një sulm në zemër, të cilit nuk i ka mbijetuar.

Si luftëtar i UÇK-së, Dauti ishte dalluar gjatë operacionit “Shigjeta”, drejtimi taktik numër dy, në të cilin merrnin pjesë shumë luftëtarë nga treva e Opojës së Dragashit.

Në telegramin ngushëllues, zv-komandanti i Batalionit të Dytë, Ibrahim Shaqiri, ka shprehur dhimbje të thellë për humjen e shokut të luftës, duke e quajtur atë si njërin nga luftëtarët më të disciplinuar që kishte ky batalion, i përbërë nga shumë opojanë.

“E nderuara familje Rakipi, i nderuari komandant, Bilall Syla, të nderuar bashkëluftëtarë. Më lejoni që në emër të Komandës së Batalionit të Dytë dhe në emrin tim personal, të ju shpreh ngushllëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëluftëtarit tonë dhe komandantit të Togut, Daut Rakipit.

Lajmi për vdekjen e tij na pikëlloi jasht mase, pasi ai u nda nga ne në moshën më të mirë, mu kur duhej ta shijonte lirinë e Kosovës, për të cilën luftoi. E dimë se familja e tij nuk e ka të lehtë, por as ne bashkëluftëtarët e tij nuk e kemi lehtë që ta pranojmë këtë fat. Megjithatë, duhet të krenohemi me veprën e Dautit, e cila për jetë e shekuj do të mbetët e gjallë në historinë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në telegram.

Nga dega e OVL-së në Dragash, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet pasditen e së enjtes, në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Pas vete, i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur./Radio Sharri/

Më Shumë

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Lajmet e Fundit