16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Vdesin të paktën 44 persona në një ceremoni fetare në Izrael

Të paktën 44 persona kanë vdekur në një tubim fetar në verilindje të Izraelit, ku fillimisht u tha se një pjesë e vendit ku po qëndronin ishte shembur, mirëpo më pas zyrtarët deklaruan se disa të pranishëm rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien edhe dhjetëra të tjerë.

Shërbimi Kombëtar i Emergjencave tha se dhjetëra të tjerë janë plagosur në këtë ngjarje të rëndë.

Hebraikët në këtë datë festojnë Lag BaOmerin, një kremte e vjetër që festohet për përvjetorin e vdekjes të Rabbi Shmon bar Yochai, një burrë i urtë dhe dishepull i Rabbi Akiva i shekullit 2. Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutet për viktimat.

Mijëra njerëz thuhet se morën pjesë në këtë ceremoni, duke e bërë atë si ngjarjen më të madhe të organizuar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Pas aksidentit, në vend të ngjarjes shkuan dhjetëra ambulanca.

“Kjo ndodhi në një pjesë të sekondës; njerëzit sapo ranë, duke shkelur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë,” i tha një dëshmitar BBC-së.

Videot e postuara në internet tregojnë mijëra njerëz të mbushur ngushtë së bashku për ngjarjen, përpara se të përpiqeshin të largoheshin nga kaosi ndërsa ndodhi ngjarja.

Një pelegrin thuhet se mendoi se kishte një alarm për bombë kur u dëgjuan mesazhe me zë të lartë duke thirrur turmat të shpërndaheshin.

Më Shumë

Gjendet mjet i pashpërthyer në murin e një shtëpie në Bellanicë të Malishevës

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një shtëpi në fshatin Bellanicë të Malishevës. Rasti për mjetin e pashpërthyer që u has gjatë punimeve në...

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Lajmet e Fundit