Vdiq Adem Hajdaraj

Adem HajdariDje, më 26 maj, në 70 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër, vdiq profesori, politikani dhe veprimtari Adem Hajdari. I ndjeri u lid në Dugaivë të Rugovës në vitin 1944.

Mbaroi studimet e larta për Gjuhë e Letërsi shqipe dhe ishte doktor shkence i fushës gjuhësore. Ishte veprimtar për pajtimin e gjaqeve dhe aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës . Ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK në legjislaturën para kësaj që u shpërbë.

Me rastin e vdekjes së tij sot mbahet një mbledhje përkujtimore në teatrin e qytetit të Pejës “Istref Begollili”.
Varrim i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Llabjan(Pejë) në orën l6.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit