3.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Vdiq arkitekti e piktori i njohur Maks Velo

Ka vdekur në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Lajmi është konfirmuar nga të afërm të Velos pasditen e së enjtes, kanë raportuar mediumet në Shqipëri.

Mësohet se prej disa ditësh Velo ishte i shtruar në spital, pasi vuante nga anemia e theksuar. Ai ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë.

Maks Velo u lind në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaroi gjimnazin, ai vazhdoi studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai u arrestua dhe dënua me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura” etj. Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Më Shumë

Prizren, shëndetësia përtej kufijve lokalë (Video)

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka rritur numrin e shërbimeve shëndetësore, që nuk anashkalojnë edhe pacientë nga qarqet e veriut të Shqipërisë. Drejtues të...

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

18 vjet shtet

Pa pranga

Lajmet e Fundit