14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Vdiq dhe u varros Brahim Lushi, ish luftëtar i UÇK–së nga Malësia e Vogël e Rahovecit

Brahim Lushi-varrimiNë Malësi të Vogël (ish Radosta) të Rahovecit, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 59 vjeçare, vdiq dhe u varros Brahim Hasan Lushi, të cilit nderime dhe lamtumirën e fundit i dhanë qindra qytetarë, bashkëfshatarë dhe farefisi nga mbarë Anadrinia.

Në emër të Organizatës të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, foli kryetari i degës së OVL–së në Rahovec, Vajdin Berisha, i cili thotë: ”Është shumë e rëndë për ne, bashkëluftëtarët e Brahim Lushit, t’i themi lamtumirë një shoku. Tashmë, pesëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës çlirimtare, ku Brahimi dha kontribut të jashtëzakonshëm, po përballemi me vdekjet e shokëve tanë. Të besoni të pranishmit të nderuar, që këto ndarje nuk janë lehtë të përballueshme për ne. Në ditët e luftës dhe përpjekjet të kombeve për mbijetesë, bashkëluftëtari ishte njeriu më i afërt. Të nderuar miq e shokët, veprat që njerëzit lënë pas vetes, janë dëshmia e një epoke.

Brahimi ishte një nga dëshmitarët e epokës së UÇK–së, ishte dëshmitar i epokës kur populli shqiptar, i bashkuar si asnjëherë më parë, e fitoi luftën për çlirimin e vendit, andaj ky nuk ishte dëshmitar i rastit, por ishte pjesëmarrës aktiv në ngjarje luftarake, dhe la gjurmë të pashlyeshme në biografinë e tij dhe të familjes, pasi që bashkë me shumë shokë iu bashkua luftës së komandantit legjendar, Adem Jasharit. Edhe Brahimi për ne mbetet një emblemë e kësaj lirie, ngase nuk u ndal asnjë moment duke kontribuar për atdheun që nga fillimi i luftës. Ne jemi të nderuar që kishim fatin të jemi bashkëkohanik të Brahimit dhe që e ndjejmë nga afër afshin e tij atdhetar. Sot po i japim lamtumirën e fundit Brahimit, dhe para varrit të tij themi se i jemi borxhëlinj për jetë një luftëtari të devotshëm”, përfundon fjalimin Berisha.

Folësi i dytë ishte komandanti i batalionit të III të brigadës ”Gani Paqarizi”, Smajl Latifi, i cili thotë se lajmi për vdekjen e Brahim Lushit na pikëlloj të gjithëve dhe vazhdon: ”Vdekja e Hershme e Brahimit, la keq, jo vetëm familjen, por edhe bashkëluftëtarët e tij, sepse është fjala për njeriun i cili ishte i përfshirë aktivisht në rrjedhën e atyre ngjarjeve të rëndësishme që ndodhën në zonën tonë të Anadrinit gjatë periudhës së luftës së UÇK – së. Brahim Lushi do mbahet mend gjatë në kujtesën e bashkëluftëtarëve si një aktivist i cili kishte kohë që e mbante një front bukur të vështirë të luftës, atë të pritjes dhe përcjelljes së njerëzve që shkonin nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. Ai ishte ndër të rrallët që me dhjetëra herë e kalonte kufirin e dhunshëm shqiptaro- shqiptar brenda një periudhe të shkurtër. Fare pa përtesë, shkonte bosh e vinte plot me armatime dhe municione për luftën e UÇK–së. Sillte nga andej materiale të rëndësishme ushtarake, por edhe luftëtarë që vinin për të luftuar për liri. Sa herë që kishte nevojë, ai nisej nëpër një rrugë të vështirë, dhe me rreziqe të mëdha, sepse në këtë rrugëtim të gjatë e të mundimshëm, shumë trima e kishin dhënë jetën në krye të detyrës. Dua të them me plot gojën, se Brahim Lushi ishte njeri i zoti , i gjallë dhe shumë energjik. Ne do ta kujtojmë Brahimin si një njeri guximtar, që kreu detyrën e patriotit në kushtet më të vështira në të cilat gjendej populli ynë”, thotë Smajl Latifi.

I ndjeri Brahimi ka lënë pas vetes bashkëshortën dhe katër fëmijë. /RahovecPress.com/

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Lajmet e Fundit