Vdiq në moshën 54 vjeçare, aktori Michael K. Williams

Aktori Michael K. Williams, i cili njihej për rolin e tij Omar Little në “The Wire”, ka vdekur në moshën 54 vjeçare.

Williams u gjet i vdekur të hënën pasdite nga anëtarët e familjes në apartamentin e tij në Bruklin, ka njoftuar policia e New York City.

Vdekja e tij po besohet të ketë ardhur si pasojë e mbidozësm shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv

Williams, i cili ishte i nominuar për tre çmime Emmy, kishte diskutuar hapur luftën e tij me drogën ndër vite.

Në “The Wire”, ai luajti Omar Little, një homoseksual i cili ishte hajdut i rrugës i bandave të drogës.

Ai ishte i njohur edhe për rolin e Albert “Chalky” White, një gangster i fuqishëm, në serinë televizive “Boardwalk Empire”.

Më Shumë

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Lajmet e Fundit