5.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Vdiq sopranoja italiane Magda Olivero

Magda OliveroNjë ndër divat e mëdha italiane, sopranoja Magda Olivero, ka vdekur në moshën 104 vjeçare në Milano, duke lënë pas vetes një karrierë 70 vjeçare.

Ajo vdiq të hënën në spital pas një sulmi në tru që pësoi muajin e kaluar, e të cilit nuk arriti t’i mbijetojë, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Magda Olivero bëri debutimin e saj në vitin 1930 dhe kishte vazhduar të interpretonte deri në vitin 2009, përkundër disa ndërprerjeve. Hera e fundit që ajo performoi në publik ishte në moshën 99 vjeçare, me ç’rast mediat italiane thanë se zëri i saj ende mbetej madhështor.

Në vitin 1970, teksa performonte “Manon Lescaut” të Puccini-t, aq shumë adhurues vërshuan në skenë saqë u desh të ndërhynin forcat policore. Ovacionet në interpretimet e saj shpeshherë kapnin kohëzgjatjen prej 20 minutave.

Olivero, një yll nëpër Evropë dhe Amerikë, njihej më së miri me rolet e Tosca-s në operën e Puccinit, Fedora-n e Umberto Giordano-s dhe Medea e Luigi Cherubini-t.

Opera La Scala në Milano ku ajo bëri performancat e saj më të hershme i kërkoi publikut për të mbajtur një minut heshtje para një performance të hënën. /KultPlus.com

Më Shumë

Haziz Hodaj dorëhiqet nga Kryesia e LDK-së në Prizren, Fejzë Kabashi largohet nga partia

Dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën e vendimmarrjes në...

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e...

Lajmet e Fundit