Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje të Lazio

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje dhe do i bashkohet skuadrës për ndeshjen ndaj Napolit në vikend.

26-vjeçari që ka kontratë deri në vitin 2025 pësoi lëndim ndaj Zenit muajin e kaluar, por ka arritur të shërohet.

Në rast që nuk ka komplikime për kosovarin, Muriqi do përfshihet në skuadër për përballjen e radhës ndaj skuadrës së Gennaro Gattusos.

Muriqi këtë edicion ka bërë tetë paraqitje, por ende s’ka gjetur rrugën drejt golit.

Mbetet të shihet nëse do realizojë në derbin kundër Napolit.

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Lajmet e Fundit