15.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Vehapi betohet me 24 dhjetor

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi do të bëjë betimin me 24 dhjetor. Në këtë ditë betimin do të japin edhe këshilltarët e Asamblesë Komunale të cilët janë zgjedhur në zgjedhjet e 3 nëntorit. Cermonia e betimit do të bëhet në ora 10:00.“ Me 24 dhjetor do të betohen 31 këshilltarë të rinj, të cilët morën besimin e votuesve për të përfaqësuar interesat e tyre në periudhën katërvjeçare. Betimin do ta bëjë edhe kryetari i Komunës Idriz Vehapi (PDK), i cili e merr këtë detyrë nga kryetari i deritashëm Smajl Latifi (AAK)”, njofton Zyra për Informim e KK-së në Rahovec.

Në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës partitë politike përfaqësohen në bazë të rezultateve të certifikuara nga KQZ. PDK do të jetë grupi më i madh i këshilltarëve me gjithsej 11 kuvendarë, AAK-LDD me 8 këshilltarë, LDK me 7 këshilltarë, LVV me 2, AKR me 1, LB me 1 dhe PD me 1 këshilltar. Nëse merren parasysh marrëveshjet politike ndërmjet subjekteve politike në Rahovec, PDK dhe PD kishin marrëveshje paraprake, prandaj do të përfaqësohen me 12 këshilltarë.

Pritet që në ceremoninë e inaugurimit të kryetarit të sapozgjedhur të komunës të bëhet edhe dorëzim-pranimi i detyrës nga Smajl Latifi, i cili e drejtoi komunën e Rahovecit për më pak se tri vjet, ndërsa detyrën do ta pranojë Idriz Vehapi, që deri më tani ka mbajtur karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren akuzon MAShTI-n për bllokimin e projekteve të çerdheve

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në  Prizren,Luljeta Veselaj-Gutaj, ka ngritur akuza të forta ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) lidhur me bllokimin...

Ngritet aktakuzë ndaj një gorani për krime lufte në Suharekë e Rahovec

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Sh.L., i nacionalitetit goran, pasi dyshohet se në bashkëkryerje me persona...

Lajmet e Fundit