8.2 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Vëllaznimi shënon fitore të madhe kundër Ponte Prizrenit

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 74:66 (18:17, 21:9, 18:24, 17:16), në xhiron e 13-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy skuadrat nuk arritën të shkëputeshin, ndërsa kjo pjesë përfundon 18:17. Shkëputja më e madhe u bë në periudhën e dytë, ku vendasit dominuan totalisht dhe mysafirët assesi të gjenin lojën e tyre. Skuadra nga Gjakova ngriti epërsinë në 15 pikë, 37:22, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:26

Në periudhën e tretë mysafirët ishin më të mirë, duke ngushtuar epërsinë dalëngadalë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 57:50. Prizrenasit u munduan në dhjetë minutat e fundit të rikthehen, por u afruan vetëm në pesë pikë, 71:66, ndërsa ndeshja përfundon 74:66.

Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Harris me 20 pikë e tri kërcime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Dachon Burke me 25 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e nëntë kërcime.

Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje. /Gazeta Express/

Më Shumë

Bashkimi – Sigal Prishtina, dueli tradicional në Prizren

Prizreni do të jetë skena e një prej përballjeve më të mëdha të basketbollit kosovar, teksa Bashkimi dhe Sigal Prishtina ndeshen në kuadër të...

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

Lajmet e Fundit