Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tri marrëveshje në Berlin

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar sot tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë para pak kohe kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Në ora 14:15 pritet të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp Kancelari Olaf Scholz.

Pjese e konferencës do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili do të jetë mikpritës i Samitit të ardhshëm të Berlinit që do të mbahet në Tiranë.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit