Largimi i Jablanoviqit kushtëzohet me zëvendësshefin e AKI-së

AKIPërshkallëzimi i situatës pas protestave të fundit ka rritur presionin për shkarkimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jablanoviq.
Zyrtarë nga Brukseli nuk kanë pohuar as mohuar nëse për këtë çështje do të diskutohet në takimin mes dy palëve shkruan sot Koha Ditore.

Por burime të gazetës kanë thënë se Jablanoviq mund të shkarkohet qysh para takimit mes Mustafës e Vuçiqit, që pritet të zhvillohet në fillim të shkurtit.

Siç merr vesh gazeta, si kundërshpërblim për largimin e Jablanoviqit Serbia ka kërkuar t’i lejohet që ta propozojë kandidatin për zëvendësshef të AKI-së.

Maja Kocijançiq, që është zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, nuk ka mohuar as pohuar kur është pyetur për mundësinë e diskutimit në Bruksel për këtë punë.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit