8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Vendimi i parë i Selim Kryeziut: Ulja e pagës personale

Si zakonisht, në “Debat Pernime” pyetja e parë që u bëhet kandidatëve është vendimi i parë që do ta marrin po të vijnë në krye të komunës Në mungesë të kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, kësaj pyetje i dha përgjigje vetëm kandidati i LDK-së për kryetar komune në Dragash, Selim Kryeziu.

Kryeziu kishte një vendim shumë të veçantë në mendje, e ajo ishte ulja e pagës së kryetarit të komunës, pasi sipas vlerësimit të auditorit gjeneral të Kosovës, kryetari i komunës së Dragashit merr 119 euro pagë më shumë se maksimumi i lejuar sipas udhëzimit administrativ 06/2008,

Vendimi i parë i Kryeziut do të jetë rishikimi i pagës personale, dhe rikthimi i saj në vlerën e lejuar me ligj, në shumën të cilën e ka caktuar auditori gjeneral.

Për ekipin Kryeziu ka disa emra, së pari për nënkryetarin nuk do të mund të ketë emër pasi kjo pozitë vendoset pas koalicioneve paszgjedhore, por ai ka 3 emra për 3 drejtorë të drejtorive të cilët do t’i caktojë po të vijë në krye të komunës, e ata janë:

Behxhet Xheladini. Vehbi Rexhepi dhe Betim Ramadani./21rtv/

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Lajmet e Fundit