9.8 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Vendos Qeveria Kurti: Paga minimale duhet të jetë 264 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se qeveria ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj. Sipas tij, me këtë nuk janë pajtuar sindikatat e punëtorëve.

“Ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatami”, tha Murati.

Sipas Muratit kundërshtimi i sindikatave është i pakuptimt.

“Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale”, tha ai.

Postimi i plotë i ministrit Murati:

Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.

Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.

Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.

Megjithatë, propozimi nuk mori votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.

Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.

Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro.

Më Shumë

Prizreni ka vetëm një “sherif”, Albion Kurtaj – 12 gola e asistime në 15 ndeshje

Në Prizren, ka vetëm një lojtar që po bën diferencën këtë sezon – Albion Kurtaj. Sulmuesi i Lirisë po shkëlqen në Ligën e Parë, duke regjistruar...

Për Fatos Nanon

Nga Ben Blushi Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera...

Lajmet e Fundit