2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Vera e vitit 1999!

Driton SmakajVetëm pak muaj pasi kishte përfunduar lufta, dhe natyrisht muajt e parë të lirisë nuk ishin të lehtë…i kujtoj ditët e para në një oborr me shtëpi të rrënuara, oborr me gropa nga granatimet dhe gjurmët e tankeve…isha ulur në shkallët e shtëpisë së djegur dhe pata shkruajtur këto vargje:

Vendit tim
Vendit tim ia fala buzëqeshjen
Ia fala këngën
Ia fala vetveten
I falur mbeta i vendit tim.
Vendit tim i flas dhe i lutëm
Asnjë fjalë nuk ma thotë
I lodhur nga vuajtjet, i hidheruar
Përgjigje nuk jep sot.
Vendit tim i hidherohem
Ik, e braktis, e fyej e shaj
Vendi im thotë një fjalë,
Unë nuk kam faj.
Vendi im është i bukur
Ujin, tokën, diellin, qiellin e ka
E di mirë…
E di mirë…
E di mirë çfarë i duhet vendit tim,
Forca më mungon
Bota vetëm vështron
Hamendëm…dhe nuk di ç’të bëj me …
Vendin tim.
Thellë mora frymë
Shikova për-rreth gjelbërimin
Sytë mu mbushën me lotë
Të ndjeva thellë në zemër e në shpirtë
Përjetësisht e kuptova…
Thjesht TE DUA VENDI IM!
Driton Smakaj

Më Shumë

Rahoveci ia shkakton Besa Famgasit humbjen e dytë rresht

Rahoveci ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në hendboll, duke i shkaktuar Besa Famgasit humbjen e dytë radhazi. Të enjten mbrëma, në...

Kuvendi voton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës...

Lajmet e Fundit