4.9 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Veseli, drejtorët e Mujës, i sistemon në Qeverinë e Isa Mustafës

Drejtorët e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, pas shkarkimit, nuk do të mbesin në pa punë. Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, do të kujdeset që ata të sistemohen në poste të ndryshme në Qeverinë e Isa Mustafës.

RTV “Besa’ në Prizren nga burimet e sigurta brenda PDK-së, raporton se drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, tashmë është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Hasani ka pasur ofertë për këtë postë që dy muaj”, tregon burimi i RTV Besa, transmeton “PrizrenPress”.

Pjesë e Qeverisë së Isa Mustafës, pas shkarkimit, do të jetë edhe Nijazi Kryeziu, drejtor i Urbanizimit në Prizren.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se pass shkarkimit nuk do të “privilegjohen” vetëm drejtorët të cilët janë dënuar apo kanë aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në fillim të muajt e ardhshëm do të shkarkohen gjashtë drejtorë të Qeverisë së Ramadan Mujës në Prizren. Shkarkimi i tyre, do të bëhet nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në gusht do të shkarkohen të gjithë drejtorët e PDK-së, që janë pjesë e Qeverisë së Mujës”, tregon burimi i portalit.

Qeveria e Mujës do të plotësohet me emra të rinj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni përkujton viktimat e gjenocidit serb me ndezje qirinjsh në “Shadërvan”

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

Doli nga shtypi libri i profesorit Musa Sabedini, “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale”

Profesori, gazetari, publicisti dhe studiuesi i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin e katërt universitar të titulluar “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet,...

Lajmet e Fundit