Veseli mban premtimin – Ministrinë e Kulturës e udhëheq Kujtim Gashi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka realizuar premtimin e dhënë në Prizren se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të zhvendoset në këtë qytet dhe se ajo do të drejtohet nga një Ministër i Prizrenit.

PDK ka vendosur që Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta udhëheqë Kujtim Gashi, i cili aktualisht mban detyrën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, por më parë ka udhëhequr Departamentin e Kulturës dhe ka mjaft përvojë në këtë fushë.
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kujtim Gashi ka kryer trajnime të specializuara për lidership.

Aktualisht është pranë mbrojtjes së masterit në Fakultetin e Edukimit.

Ministri Gashi aktualisht e ushtron detyrën e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe Koordinator i Sektorit të Rinisë në Komunën e Prizrenit.

Ai ka qenë pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës – Kompania e Ndërlidhjes – Zona II-të, ndërsa po ashtu është themelues i revistës studentore “Ardhmëria” dhe themelues i organizatës studentore “ShAPS”.

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit