Veseli në Rogovë të Hasit: Do ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni dhe nepotizmi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka qëndruar në Rogovë të Hasit.

Ai u ka thënë banorëve të kësaj ane, se ashtu siç e kanë çliruar Kosovën nga Serbia, do ta çlirojnë edhe nga korrupsioni dhe nepotizmi.

“Rogova e Hasit ishte gjithmonë pjesë e betejave tona të mëdha. Këtu e kishim një prej bazave më të mëdha të UÇK-së, me të cilën i krijuam shtigjet e luftës. Edhe 20 vjet pas jemi sërish bashkë, por këtë radhë në luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne do ta çlirojmë shoqërinë tonë prej kësaj të keqeje të madhe, duke u dhënë më shumë autoritet vetë qytetarëve, të cilët do të jenë bashkëluftëtarët tanë kryesorë edhe në këtë betejë të re. Një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit është edukimi kundër korrupsionit, me të cilin synojmë të rrisim vetëdijen kolektive për dëmet që sjellë, por edhe ta stimulojmë adresimin e rasteve korruptive nga vetë qytetarët”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 13 people, people smiling, people sitting, tree, crowd, sky and outdoorImage may contain: 7 people, people sitting, shoes and outdoor

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit