Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, nga ku ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona.

 

Rasti është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.

“Sot me datë 11.03.2024 rreth orës 14:50 në Autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova” KM-42 drejtimi Vermicë –Gjergjice në afërsi të Hyrje daljes Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku (vetë- aksident)  ku një automjet me tabela vendore është aksidentuar në mbrojtëset e rrugës”.

“Ndihmë mjekësore kane kërkuar dy persona. Ekipi i hetimeve të aksidenteve te trafikut nga Njësia për Kontroll në Autostradë ka dal në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Dy personat e lënduar janë derguar për trajtim mjekësor në Prizren”, thuhet tutje në konfirmim.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit