1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Vetëm gjatë gushtit mbi 800 mijë kosovarë e vizituan Shqipërinë

Ndonëse shtete të shumta botërore u mbyllën, u ndaluan shumë veprimtari shoqërore si pasojë e Covid-19, që shpërtheu në mbarë botën me fillim të këtij vitit, kjo prapë nuk ka zmbrapsur kosovarët që të shijojnë pushimet e verës në bregdetin shqiptarë.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka treguar për Indeksonline se gjatë gushtit të këtij viti për në Shqipëri kanë dal 810 mijë e 71 qytetarë.

Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndejshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në Pikë Kufitare në Morinë 686 mijë e 467 persona.

Ndërsa nuk mund të thuhet që interesim i njëjtë ishte edhe nga ana e qytetarëve shqiptarë për të hyrë në Kosovë, kjo pasi që në hyrjet e personave nga 1 gushti deri më 25 gusht të vitit 2020 kishte 275 mijë e 452 qytetarë që kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë

E në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte thuajse përgjysmë më shumë hyrje nga Shqipëria për në Kosovë. Më saktësisht siç njofton PK-ja në gushtin e vitit 2019 kishte 496 mijë e 218 persona që kanë hyrë brenda Kosovës.

Qytetarët kosovarë jo vetëm kësaj radhe por në vazhdimësi mbajnë primatin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror.

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova” – Kastriot Tusha sjell këngë për Komandant Drinin

Legjenda e muzikës shqiptare, tenori i madh Kastriot Tusha, ka realizuar një këngë të re kushtuar çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drinit. Kënga me...

E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë. Këtë e...

Lajmet e Fundit