Veteranët kroatë “pushtojnë” Prizrenin me motoçikleta (FOTO/VIDEO)

Veteranët kroatë me motoçikleta janë duke e vizituar qytetin e bukur të Prizrenit. Ata kanë ardhur në Kosovë për t’i falënderuar shqiptarët për kontributin e dhënë në luftën e Kroacisë.

Gjatë vizitës në Prizren, ata kanë shfrytëzuar rastin ta vizitojnë edhe Kalanë e Prizrenit, transmeton Klan Kosova. Njëri prej motoçiklistëve i ka thënë Klan Kosovës se qyteti në fjalë po u ngjanë qyteteve kroate të bregdetit.

Ndërsa qytetarët i kanë mirëpritur mysafirët, me ç’rast edhe kanë bërë fotografi me ta.

Gjatë ditës së nesërme, ata do ta vizitojnë edhe Kuvendin e Kosovës ku do të priten në takim nga Kryeparlamentari Kadri Veseli. Më pas ata së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, do t’i vizitojnë varrezat e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Veteranët kroatë pritet të bëjnë homazhe edhe tek varrezat e familjes legjendare në Prekaz, ku do të priten në takim nga Bekim Jashari. Vizita e tyre do të përfundojë në fshatin Grabovc, ku do ta nderojnë varrin e heroit Bekim Berisha.

klankosova.tv

 

Më Shumë

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit