3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Veteranët protestojnë nesër, bëhet thirrje për pjesëmarrje masive

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar për nesër protestë në shenjë kundërshtimi për miratimin e ligjit për pagën minimale.

E, këtë protestë do ta mbështesë edhe Lëvizja për Bashkim sikurse herën e kaluar.

“Të enjten, më 16 qershor 2022, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 9:30, para Qeverisë dhe para Kuvendit të Kosovës, do të organizojnë protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.
LB, e bindur në drejtësinë e kësaj çështjeje, të ngritur nga OVL e UÇK-së, ka vendosur që ta mbështesë protestën dhe do të marrë pjesë aktive në të. LB është e bindur se këndvështrimi i mbrapshtë që kinse kategoritë e dala nga lufta qenkan barrë për shoqërinë, është antinjerëzor dhe antikombëtar”, thuhet në njoftimin e tyre.

LB ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të mos lejojnë që kategoritë më meritore për lirinë që po e gëzojmë, të shndërrohen në kategori sociale!

“JO diskriminimit të mëtutjeshëm të luftëtarëve të lirisë! TË GJITHË në protestë në mbrojtje të njerëzve më meritorë për lirinë që po e gëzojmë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, KMDLNJ u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës, që ajo të jetë e qetë.

“KMDLNj –ë konsideron se protesta e paralajmëruar e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është plotësisht e drejtë dhe paraqet përpjekje për mbrojtje të drejtave të njeriut të kësaj kategorie që kohëve të fundit përveç shpërfilljes institucionale, nga përfaqësuesit e institucioneve që duhet t’i mbrojnë, në mënyrën më brutale dhe më të panjerëzishme po fyhen, po stigmatizohen duke anashkaluar dhe mohuar kontributin e tyre të pamohueshëm për liri dhe çlirim të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

KMDLNJ ka theksuar se do të monitorojë nesër protestën e paralajmëruar të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpreson se kjo protestë krejtësisht e drejtë dhe e arsyeshme do të jetë paqësore duke përjashtuar çdo llojë dhune nga cilado palë dhe, në të njëjtën kohë thërret palët që t’i përmbahen rregullave të një proteste paqësore e që është rregulluar me ligjet në fuqi në Kosovë.

“Çdo përdorim i dhunës nga cilado palë për KMDLNj –në do të jetë e papranueshme dhe, si e tillë nuk do të përkrahet”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Qytetari dorëzon në polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në...

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit...

Lajmet e Fundit