10.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Veteranët: Shteti dështoj t’i mbrojë vlerat e luftës

OVL-protestaaZvarritja e Ligjit për dëshmorët, invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka irrituar një numër të madh të personave që i takojnë kësaj kategorie. Ata thonë që me mos miratimin e këtij ligji, shteti ka dështuar për të mbrojtur vlerat e luftës. Madje Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paralajmëron ashpërsim të masave për përmbushje të kërkesave të tyre.

Gani Kurti, një veteran i UÇK-së, që aktualisht jeton në Mitrovicë, thotë që me përfundimin e luftës kishte shpresuar për një jetë më të mirë, por sot zhgënjimi i tij është shumë i madh me institucionet e vendit.

“Si veteranë kishe se ndryshe askush nuk merret me neve, disa që kanë pasur të njohshëm kanë filluar të punojnë, ndërsa një pjesë e jona kemi mbetur shumë keq. as që është interesuar askush për ne. Sot në vend që të jemi si veteranë, me pas diçka një përparësi, këtu nuk ke asgjë. Marre për këtë qeveri për këta deputetë, që sjellin ligje e nuk i zbatojnë ato”, theksoi ai.

Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Xhemajl Muharremi thotë për Radio Kosovën se për mungesën ligjore të njohjes së vlerave të luftës dhe e benificioneve që do të duhet t’i gëzonin këto kategori fajtore është Qeveria dhe Parlamentit. Ai paralajmëron radikalizëm të veteranëve të luftës, nëse brenda gjashtë muajve nuk rregullohen këto çështje.

“Ne jemi shumë të vendosur që brenda këtij gjatë mujori t’i detyrojmë institucionet e vendit që të bëjnë ligjin për veteranët e luftës duke mos i përjashtuar që pas datës 10 mars të gjitha mundësitë të cilat janë të parapara edhe me statutin e organizatës së veteranëve të UÇK-së, nuk do të përjashtohen as protestat e as demonstratat dhe format tjera”, theksoi ai.

Edhe procesi i verifikimit të statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke u zvarritur, ndonëse, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit për Kategoritë e Luftës, i cili udhëhiqet nga ministri i FSK-së, Agim Çeku, pas shumë kohësh ka filluar verifikimin në terren të aplikacioneve.

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka adresuar kritika drejt këtij komisioni, për mospërmbushje të obligimeve.

“Konsideroj që kjo pengesë ose moskryerje e detyrës është tek ky komision dhe jam i bindur se sikur ky komision të përmbushte detyrën e vet, nuk do të kishte probleme”, theksoi Krasniqi.

Nga shtatë Zona sa kanë qenë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, numri i atyre i atyre që kanë aplikuar të fituar statusin për kategori të caktuar të luftës sillet deri në 66 mijë.

Më Shumë

Çka dihet për krimin në Prizren, burri tentoi t’i provojë nga jeta gruan dhe vajzat – njëra nga të bijat nuk mbijetoi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur...

Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

Dy nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet që me siguri do të...

Lajmet e Fundit