Veterani i UÇK-së i infektuar me COVID-19: Flaka më doli, virusi ma ka humbur fuqinë (Video)

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zekri Agushi, ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se është infektuar me COVID-19.

Në video, ai tregon se është në ditën e pestë prej se është infektuar dhe se ka shumë temperaturë, njofton Klan Kosova.

“Jam i infektuar me COVID-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simpotma shumë të rënda, te dikush më të lehta. Më ka humbur fuqi e çka kam. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. E pesta ditë dhe flaka më doli. Jam invalidë i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”.

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Lajmet e Fundit