Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretim të Hotit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti Thaçi u mundua t’i shfrytëzojë tri ditët e pushimit që ta pengojë Lëvizjen të dërgojë dekretin në Kushtetuese.

Ai tutje ka shtuar se nuk do të ndalen që ta mbrojnë Kushtetutën e Kosovës.

“Me këtë dekret ne vlerësojmë se presidenti ka vazhduar ta shkelë Kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë kur për përfundon java, presidenti është përkujdesur që ta bëjë dekretin, që Kushtetuesen ta zë në pushim. Natyrisht ne nuk na zë në gjumë kjo. Ata po mundohen t’i shfrytëzojnë këto tri ditë pushimi. Unë sot me nënkryetaren e Kuvendit jemi për të dëshmuar edhe njëherë se ne nuk do të ndalemi së mbrojturi Kushtetutën. Ne presim vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë ne do të veprojmë sipas rrjedhave”, ka thënë ai.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kanë bërë kërkesë për masë të përkohshme.

Ajo tutje iu ka bërë thirrje kolegëve të saj që të mos marrin asnjë veprim pa ndonjë vendim të Kushtetueses.

“Ne kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme. Ju bëj thirrje kolegëve të mi që të mos ndërmarrin asnjë veprim pa ndonjë vendim të Kushtetueses”, ka thënë ajo.


 

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretim të Hotit

Lëvizja Vetëvendosje është duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër.

Për KOHËN këtë e ka konfirmuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas dorëzimit, deputetë të kësaj partie do të prononcohen për media.

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit