-7.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Vetëvendosje: Haki Thaqi dhe Ferdi Shishko, nuk ishin aktivistë të VV-së

ErzenVraniqi-VVLëvizja Vetëvendosje thotë se Haki Thaqi dhe Ferdi Shishko, të vrarë gjatë ditës së djeshme në Prizren dhe të dyshuar për shumë vepra kriminale, thotë se nuk ishin aktivistë të Lëvizjes tash të Visar Ymerit.

Ndonëse Indeksonline kishte siguruar disa fotografi, ku Thaqi dhe Shishko, shiheshin afër Visar Ymerit në njërën prej çajtoreve të Prizrenit, zyrtarë të VV-së, e kanë mohuar se Haki Thaçi dhe Ferid Shishko kanë qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Erzen Vraniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për Indeksonline se tashmë i kanë verifikuar këta emra, dhe në data bazë nuk figurojnë në listën e aktivisteve të VV-së.

“Sapo e pamë lajmin, ne e verifikuam në data bazë, dhe nuk ka aktivistë të VV-së me emra të tillë”, ka thënë Vraniqi.

Vraniqi ka shtuar se atë ditë kur është bërë fotografia, ka qenë një tubim i VV-së , me qytetarët e Prizrenit për organizmin e protestës së 27 Janarit.

“Ky tubim ka qenë një njerën prej lagjeve të Prizrenit të cilin e kemi mbajtur me qytetarët për të diskutuar rreth protestës së 27 Janarit. Këta kanë ardhur në tubim dhe janë ulur si qytetarë në njerën prej çajtoreve në Prizren, por se nuk janë aktivistë të VV-së”, ka thënë Vraniqi. /Indeksonline/

Më Shumë

Serie A i jep fund historisë: Topi i kuq largohet përgjithmonë nga kampionati italian

Serie A pritet t’i japë fund përdorimit të topit të kuq, një element historik i kampionatit italian që përdorej në ndeshjet e zhvilluara në...

Mot i acartë në ditët në vazhdim, Viti i Ri me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme...

Lajmet e Fundit