Vetëvendosje në Prizren, nuk beson në votat e LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) nuk kanë nënshkruar ende marrëveshjen e bashkëqeverisjes në Prizren.
Marrëveshja në parim për ndarjen e drejtorive të Ekzekutivit ka stagnuar për shkak mungesës së besimit të Vetëvendosjes në votat e LDK-së.

Burimet e “PrizrenPress”-it, bëjnë të ditur se Vetëvendosje ka kërkuar garanci të votave nga LDK-ja për kryesuesin, pasi që në mesin e kuvendarëve të këtij subjekti politik, ka të pakënaqur me propozimet për drejtorë.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka mohuar se ka pakënaqësi brenda LDK-së. Sipas tij, propozimi i emrave për drejtorë është bërë nga Kryesia.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur për Planin B, nëse kandidati i VV-së për kryesues të Kuvendit, Artan Abrashi, nuk i merr votat e mjaftueshme në seancën e së hënës.

“Në rast të mosarritjes së marrëveshjeve me partitë me të cilat po zhvillohen bisedimet, ne kemi edhe Planin B të veprimit”, ka thënë Haskuka.

Ai, premton se të hënën e javës së ardhshme, do të emërojë disa nga drejtorët e rinj të Ekzekutivit. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit